Rozë

A u përmirësuan raportet? Iliri tregon a e ftoi në dasmë Donaldin

Të shtunën balerini shqiptar Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë me martesë.

Ai organizoi një dasmë madhështore me shumë të ftuar, mes tyre edhe emra të njohur të ekranit shqiptar.

Ajo që mori vëmendje ishte mosprezenca e Sabianit, si një nga miqtë më të mirë që kishte në Big Brother Vip.

I ftuar sot në “Wake Up” ai tregoi se ka ftuar Sabianin por ai s’mund të vinte.

Krahas kësaj ai foli edhe për Donaldin, duke treguar se nuk e ka ftuar, kështu duke dëshmuar se raportet e tyre vazhdojnë të mbesin të ftohta./Shqip.com