Rozë

A u bë shkak Neymari për ‘ndarjen’ e Arbenitës dhe Feros?

Fero dhe Arbenita

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita siç duket janë ndarë.

Shkak është bërë një bisedë që ka publikuar modelja – ku shihet që futbollisti Brazilian, Neymar, i ka shkruar në Tik Tok.

Pas kësaj, çifti hoqi njëri – tjetrin nga Instagrami dhe nuk ka as foto të përbashkëta në këtë rrjet social.

Ndërkaq, nëpërmjet një ‘livestream’ në Instagram, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë.

“M’ka lon Arbenita, jam tu vujt, jam tu vujt, kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam tu vujt”, tha Fero.

Nuk dihet nëse këtë Fero e tha me ironi, për shkak të situatës së krijuar.

Gjithsesi ende nuk ka diçka të konfirmuar nëse ata po pësojnë krizë të lidhjes apo janë ndarë me të vërtetë ose janë duke e bërë për vëmendje.

/Shqip.com