Rozë

“A t’jep nana n’katun”, bëhet viral reagimi i Dua Lipës pas pyetjes

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa këto ditë po qëndron në Kosovë, ku edhe po vazhdon festivali “Sunny Hill”.

Lipa, ka përformuar natën e parë të festivalit ku u prit nga pothuajse 20 mijë persona.

Ndërkaq, në netët pasuese, këngëtarja ka qenë duke ndjekur festivalin pranë të tjerëve.

Gjatë festivalit, Dua është përballur me një situatë të këndshme.

“A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve, ndërkaq reagimi i Duas është bërë viral përmes një videoje të postuar në Tik-Tok.