Rozë

A takohet me Sarën, tregon vetë Einxhel

Banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, po vazhdojnë të komentohen ende nga mediat rozë.

Një nga shoqëritë që komentohet shumë është edhe ajo mes Einxhelit dhe Sarës.

Dyshja ishin komentuar shumë në media lidhur me një shkëputje apo përçarje mes tyre.

Ato nuk janë parë shpesh bashkë, mirëpo së fundmi ka reaguar Einxhel duke e larguar këtë dilemë.

Ajo ka hedhur një storje ku shihet Sara duke shtyrë karrocën e bebit Trev.

Einxhel, ka thënë që nuk e takon shpesh Sarën, por që kur takohen, rrijnë së bashku gjithë ditën.

/Shqip.com