A po i mbarojnë “plumbat” “El Pistoleros”

“Pistoleta” e tij ishte arma kryesore e Atleticos – në sezonën e kaluar – kur e fituan “luftën” e quajtur La Liga.
Por, duket që “plumbat” kanë filluar t’i hargjohen.
Luis Suarez nuk është duke kaluar momente të mira – njëjtë sikur “Los Colchoneros”.
Sulmuesi uruguain ka plotë shtatë ndeshje që nuk ka shënuar gol për madrilienët.
Kjo është ecuria më e gjatë pa e gjetur rrugën për te goli – që nga viti 2014.
Kundër Sevillës – ishte kryendeshja e javës në futbollin elitar të Spanjës, por Suarez ishte vetëm “hije” në fushën e gjelbër.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70294364/1359749985.0.jpg)
Simeone e uli në stol – pas vetëm 54 minutave lojë.
Fytyra e tij pas zëvendësimit e tregoi më së miri situatën nëpër të cilën është duke kaluar.
Por, përkundër kesaj ecurie negative ai ka shënuar shtatë gola në La Liga – në këtë sezonë, ndërsa një e ka edhe në Ligën e Kampionëve.
Po ashtu, Luis mbetet golashënuesi më i mirë i madrilienëve në këtë kampionat, por e kaluara e tij e artë e bën këtë sezonë të duket e dobët.
Sezonën e kaluar, ai kishte shënuar 21 herë dhe ishte ndër arsyet kryesore pse Atletico u shpall kampione.

Mbetet të shihet nëse do e gjejë formën e tij të vjetër, apo ndoshta është e nevojshme një ndërrim i ambientit.
“El Pistolero” mbetet një nga golashënuesit më të mirë të botës në dekadën e fundit.
Fakti që është fitues i dy Këpucave të Arta – në epokën e Messit dhe Ronaldos, është një tatuazh i pashlyeshëm se çfarë sulmuesi është ai. /Shqip.com