Rozë

A po forcohet lidhja mes Kristit dhe Dea Mishel?, dyshja do jenë në një juri

Kristi Aliaj Dragot një nga finalistët dhe personazhet më të spikatur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ka ndarë disa foto për fansat e tij dhe të BBV.

Ish-finalisti ndonëse nuk fitoi vota mjaftueshëm nga publiku i gjerë për të triumfuar në përballjen kokë më kokë me Luiz Ejllin, ai fitoi zemrat e shumë fansave të cilët e kanë vlerësuar dhe ndjekur që nga dita e parë.

Tanimë që BBV ka përfunduar, Kristi ka ndarë disa foto në “Instastory” ku tregohen pamje ku do të zhvillohet “She’s on Top” dhe për ironi të fatit është pikërisht vendi ku Kristi ka jetuar plot 133 ditë të mbushura me emocione, debate dhe kujtime.

Ambientet e BBV po transformohen në emisionin ku Krist Aliaj, shumë shpejt do ta shohim në ekranin pjesë të jurisë së bashku me ish-finalisten tjetër të këtij edicioni, Dea Mishel.

Me këtë të fundit, mediat kanë publikuar detaje për një afrim të madh e ndoshta mund të përfundoj në një romancë.

/Shqip.com