Rozë

A ndryshoi qëndrimi i Noizyt për fituesin e BBVK?

Edhe pse jashtë shtëpisë së Big Brother vip Albania, Noizy ka qenë mjaftë i komentuar edhe brenda saj.

Diskutimet për Noizyn ishin ngjallur gjatë konfrontimeve verbale në mes dy konkurrentëve, Stresit dhe Julit.

Juli pretendonte se kishte qenë duke u njohur jashtë me Noizyn, por ky i fundit i ka shuar këto aludime duke thënë se nuk ka qenë në lidhje me atë dhe kurrë nuk do të jetë.

Madje, Noyzi është shprehur hapur se mbështetë Stresin për çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova.

Por, si duket reperi është i prerë në vendimet e tij sepse edhe ditën e djeshme ai ka kërkuar nga ndjeksit e tij që ta votojnë Stresin për fitore.

/Shqip.com