Rozë

“A m’ke dasht” nga Melinda e Ledri publikohet sonte

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe reperi Ledri Vula së fundi kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

“A m’ke dasht” titullohet kënga e dy artistëve të pëlqyer nga publiku.

Projekti muzikor do të publikohet sonte në ora 19:00.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtarët përmes postimeve në profilin e tyre të ‘Instagramit’.

Ky është bashkëpunimi i parë muzikor që vjen nga dy artistët.