Rozë

A kishte tradhti? Fero regjistroi chat-in e Arbenitës me Neymar dhe e postoi në rrjet

Fero dhe Arbenita Ismajli

Pas qëndrimit 30 ditë pas grilave, Fero tashmë është liruar.

Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit.

Por, ai tashme ka marrë një vendim tjetër që lidhet me largim nga Kosova dhe shkuarje në Britani të Madhe – atje ku e ka gruan dhe vajzën.

Ai tashmë ka filluar edhe të përgjigjet për kritikët në lidhje me mesazhin që Arbenita ka pasur nga Neymar dhe “tradhtinë” e supozuar ndaj Feros.

Mirëpo asgjë nga këto nuk rezultoi e vërtetë dhe për të “pastruar” imazhin e partneres së tij, reperi regjistroi chat-in e Arbenitës dhe Neymar për ta postuar në rrjete sociale.

Me krenari, ai tregoi sa besnike i kishte qëndruar partnerja e cila as nuk ia kishte hapur fare mesazhin futbollistit që i kishte dërguar një emoji që në nëntor të vitit të kaluar.

/Shqip.com