Rozë

A kishte Tea një pëlqim për Luizin?

Tea Trifoni është eliminuar javën e kaluar nga Big Brother Albania.

Ajo ishte në nominime se bashku me Oltën dhe Dea Mishel – pas vendimit që Kiara ta hap “Kutinë e Pandorës”.

Së fundi ajo ka folur për rrugëtimin brenda shtëpisë në emisionin “Pardon My French”, ku tha se ishte shumë emocionale i gjithë ky rrugëtim.

E pyetur për marrëdhënien me Luizin brenda shtëpisë, ajo tha se kanë mundur që të gjejnë gjuhën e përbashkët mirëpo përjashtoi mundësinë e krijimit të një lidhje romantike.

Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me atë person. Unë atë e kuptoja dhe arrija që t’i shprehesha arij në atë mënyrë që ai e kuptone. Bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para.’- tha Tea.

/Shqip.com