Rozë

A ka shkuar Elgiti në ‘Dhomën e rrëfimit’ dhe ka takuar Luizin?

Kënga që Luizi i dedikoj Kiarës, është pëlqyer qysh në momentet e para të publikimit.

Që nga publikimi kënga është shfaqur në rrjete sociale dhe po vazhdon të dëgjohet.

Kënga ka mbledhur një numër të madh të klikimeve dhe deri tani ka marrë mbi 2 milionë shikime.

I ftuar sot në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, producenti i njohur, Elgit Doda ka thënë se ka takuar edhe Luizin.

“Unë kam shkuar tek dhoma e rrëfimit vetëm kur i kam marrë zërin. Çështja është që Luizi ndoshta nga cigarja e tepërt dhe abuzimi pak aty brenda ka pasur pak zërin e çjerrë dhe e gjithë gjëja është që mua mu desh që t’ia merrja këngën shumë shpejt. Ai ka bërë prova me veten e tij por pa më pasur mua aty dhe zëri ka qenë për t’u marrë shumë shpejt”.

/Shqip.com