A ka nevojë Vlora për një aeroport?
Publikuar:
(04.12.2023 18:09:40)
Ngritja e aeroportit të Vlorës shqetëson ambientalistët, sepse rrezikohet ekosistemi i Vjosës një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë…
Konventa e Bernës e Këshillit të Evropësi bën thirrje vazhdimisht qeverisë së Shqipërisë që të ndërpresë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Një thirrje të ngjashme Konventa e bëri edhe në shtator të vitit 2023. Sipas ambientalistëve, ndërtimi i aeroportit do të prishë ekosistemin dhe kafshëve, sidomos zogjve dimërorë.
Banorë të tjerë të të zonës shpresojnë se ky aeroport mund t’u sjellë më shumë zhvillim ekonomik. /DW
/Shqip.com