Rozë

A ka ende mundësi që Jasmina dhe Andi të kthehen prapë bashkë?

Jasmina dhe Andi

Andi dhe Jasmina ishin padyshim njëri nga çiftet më të pëlqyera të sezonit të kaluar dhe publiku vazhdimisht me ngulm ka kërkuar të rikthehen bashkë.

Pas 4 muajve që ndanë rrugët dhe nuk kanë komunikuar fare me njëri-tjetrin, ‘çifti’ patën një përballje në “prime” të kërkuar nga Andi.

Ata filluan të përballën duke kërkuar llogari për fjalët që kanë thënë në intervista.

Andi dhe Jasmina

“Në intervista ke fol gjëra pa ligje. Ke thënë që kam qenë ai që të kam shfrytëzuar për vëmendje dhe se e ke një këshillë për mua që të jem vetvetja dhe do më ecë më mirë në jetë”, ka thënë ai.

Pas kësaj fillon edhe replika e Jasminës “Një person që është i shtirur kur i thua që bëhu vetëvetja do të thotë që unë kam njohur një pjesë tjetër jashtë dhe që ti duhet ta tregosh. Të ndash krevatin me dikë nuk do të thotë që je shok. Pse e do sqarimin? Shoku im nuk mund të jesh me mua? Pse i do sqarimet për një marrëdhënie që kurrë nuk i kemi pasur?”, i ka thënë Jasmina.

Andi më tej, thotë së Jasmina ishte ajo që nuk e ka lërë lidhjen e tyre që të marrë frymë.

Pas kësaj edhe opinionistja e pyet nëse ka ende mundësi për një lidhje të dytë.

Ishte Andi ai që tha po si shokë , duke i hapur kështu mundësitë për një ribashkim të mundshëm.

“Shokë më mua asnjëherë’, i kundërpërgjigjët Jasmina e revoltuar./SHQIP.com