Lajme

A ka a s’ka femicid në Kosovë?- Përplasje në mes Musliut dhe Fejzës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza dhe Ganimete Musliu janë kanë debatuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me atë se a ka apo nuk ka femicid në Kosovë.

Deputetja Fejza thotë se ka femicid në Kosovë e po ashtu vrasje vetëm pse janë gra.

“Kujt po i konvenon që të shpërfaq shoqërinë tonë si një shoqëri femicide. Në Kosovë nuk vriten gratë vetëm pse janë gra. Fjala femicid do të thotë urrejtje ndaj grave vetëm pse janë gra. Ka dhunë ndaj grave dhe ka gra që vriten e vriten edhe burra, por nuk guxojmë që ta jepmi emrin femicid. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte se çfarë themi këtu. Kjo është e papranueshme”, tha Musliu.

Kurse, Arjeta Fejza sërish nuk është tërhequr nga deklarata e saj edhe pas replikës së deputetes Musliu.

“I kemi 66 gra të vrara dhe të themi se gratë në Kosovë nuk vriten vetëm pse janë gra konsideroj që kjo është e papranueshme. Mendoj që në Kosovë s’do mend që në Kosovë ka femicid dhe ka vrasje të grave vetëm pse janë gra”.

Megjithatë, Musliu ka thënë se gratë gëzojnë të gjitha të drejtat në Kosovë dhe vrasjet ka ndodhur nga rrethana të tjera dhe nuk është thënë asnjëherë se ka ndodhur një vrasje e gruas vetëm pse ajo ka qenë grua.

/Shqip.com