Rozë

A janë zbehur raportet – Bruno habit me deklaratën e tij në lidhje me Anën

Bruno dhe Ana

Ana dhe Bruno janë çifti më i komentuar i “Perputhen”.

Ata që nga dalja nga program janë parë në krahë të njëri-tjetrit duke folur për raportin e tyre.

Së fundi Bruno ishte i ftuar në “Natë me Aulonën”, ku u shfaq vetëm.

Bruno ka folur gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Anën që ndonëse pranoi se po shkon shumë mirë u shpreh skeptik për të ardhmen.

Ai tha se ata janë ende bashkë por nuk kanë munduar të shkojnë të dy në emision.

Bruno Shemshoi

Më tej shpjegoi se ka shumë skepticizëm te publiku për shkak të trazirave që kanë ndodhur në Për’puthen.

“Nuk jemi ndarë por kishte emrin e babait e duhet të shkonte në Shkodër i doli një punë dhe respektin tuaj kam ardhur unë për të dy. Njerëzit dyshojnë te lidhja jonë por nuk mendoj se kjo lidhet vetëm me ne të dy sepse çdo çift që do dalë nga ai emision do ketë dyshime dhe pikëpyetje. Kjo pasi kanë ndodhur shumë trazira si në këtë edicion si në edicionin e parë. Plus gjërat mes meje dhe Anës rrodhën shumë shpejt dhe ne dolëm në një kohë të shkurtër kur unë kisha 6-7 muaj që dilja me të gjitha vajzat e emisionit.

Ndaj janë skeptikë. Por unë vendosa të dal çift, ishte jo vetëm vendim me ndjenja por edhe me logjikë sepse po shihja që nuk po pëlqeja më askënd aty. U lodha nga gjykimet dhe i thoja vetes se nuk doja të fitoja më debate me argumenta por të kisha dikë që të më kuptonte. Kalova një kohë ku vetëm po fitoj me argumenta dhe nuk po më kuptonte askush. Dhe tani që dola nuk ka asnjë ndjesi pozitive.”- u shpreh Bruno.

Bruno dhe Floriana

Dy nga gjërat për të cilat ata zihen më shpesh, sipas Brunos, është fakti që Ana del vonë natën dhe fakti që ajo nuk i komunikon çdo gjë. Bruno u shpreh se kohët e fundit kanë patur shumë probleme andaj është skeptik nëse jetën do e kalojë me të.

“Etika e veshjes ka shumë lidhje me karakterin e njeriut. Nuk mund të shkoj në punë veshur si për club striptizmi. Nëse del me dikë në darkë nuk vishesh e ekzagjeruar sepse do vendosësh në siklet partnerin. Ka norma veshja. Unë i them disa herë që kjo gjë nuk më pëlqen, nëse ajo vazhdon unë i jap fund lidhjes sepse kjo do të thotë se ajo nuk interesohet për mua dhe ato që unë mendoj. Të ardhmen e mendoj me Anën por jam pak skeptik këto ditët e fundit.”, u shpreh ai.

Ai tha se ndarja nuk e pengon atë./SHQIP.com