Rozë

A janë ribashkuar Tuna dhe Patrisi? Flet Robert Berisha

Robert Berisha, Tuna dhe Patrisi

Tuna dhe Patrisi janë ndarë pas martesës që ata kishin.

Mirëpo muaj më parë ata janë përfolur se janë bashkuar dhe ndodheshin në pushime së bashku.

Së fundi ishte Roberti ai i cili foli rreth marrëdhënies së tyre.

I ftuar në “Top Albania Radio”, ai ka rrëfyer se keqkuptimet mes tyre janë sqaruar dhe të dy bashkëjetojnë.

“Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup,” tha ai.

Ndryshe, Roberti ka treguar se është në lidhje të re dashurie.

Ai po ashtu tregoi se e dashura e tij quhet Laureta.

Me një hulumtim në profilin e tij në instagram, tek lista e ndjekësve Roberti ka një vajzë me emrin Laureta Maqedonci, duke vërtetuar se mund të jetë e dashura e moderatorit Berisha./SHQIP.com