Rozë

A janë fejuar Dj PM dhe Sarah Berisha?

Saradh dhe PM

Sarah dhe Dj PM janë shndërruar në çiftin më të dashur për publikun.

Dyshja nisën lidhjen e tyre gjatë kohës sa ishin në Big Brother dhe janë duke e vazhduar edhe jashtë saj.

Dyshja nuk kanë treguar nëse kanë ndonjë plan të fejesës apo martesës, ndërsa tashmë Sarah ka hutuar publikun dhe fansat e saj.

Blogerja ka ndarë një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon dorën me një unazë, krahas së cilës shkruan: Ajo tha po.

Ajo nuk ka treguar asnjë detaj më tej, duke i lënë kështu të hapura dyshimet.

/Shqip.com