Rozë

“A i takon ish-bashkëshorti fëmijët?”, Arjola Demiri publikon bisedat në WhatsApp

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, komentohet mjaft shumë në mediat rozë për jetën e saj personale.

Ajo së fundmi është komentuar edhe për raportin e saj me ish-bashkëshortin.

Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”, u tha se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj saj.

Mirëpo, ajo ka njoftuar se ata vazhdojnë të ruajnë raportet me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve.

Përmes një pyetësori të hapur në Instagram, një ndjekës ka pyetur aktoren nëse ish-bashkëshorti takon fëmijët.

“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola.

Ndërkaq, si fotografi ka vendosur bisedën me vajzën në Whatsapp.

/Shqip.com