Sport Ndërkombëtar

A i ka zgjidhur problemet Barcelona?

Presindenti i Barcelonës, Joan Laporta

Ani pse “Camp Nou” ka hapësirë për 99 mijë shikues, atmosfera ishte e zymtë në këtë sezon.

Dyert u mbyllën pa trofe, por me shumë shpresë.

Në krye me Xavi Hernandez – katalunasit kanë dhënë copëza shkëndijash – siç ishte ndeshja në “Santiago Bernabeu”.

Xavi Hernandez stays humble after huge Barcelona win

Por, problemet për këtë skuadër nuk kanë marrë fund ende, pasi gjendja financiare ende nuk është e volitshme.

I zhgënjyer me rezultatet e këtij sezoni është edhe presidenti i klubit, Joan Laporta.

Në një intervistë të dhënë së fundmi  për gazetën L’Esportiu, Laporta tha se “unë e mbyll sezonin i mërzitur dhe i zhgënjyer. I zhgënjyer sepse, megjithëse jam i vetëdijshëm që kemi pasur lëndime, nuk mund të humbasësh kundër Cádiz, Rayo dhe Villarreal në shtëpi. Jam i zhgënjyer me qëndrimin e ekipit. Kam vuajtur po aq a më shumë se Xavi për atë mungesë karakteri”.

Teksa, shtoi se “ky ekip nuk ka pasur kurrë lidership dhe unë kam qenë i zhgënjyer dhe i inatosur”.

Gavi, Pedri, Araujo, Fati janë “katërshja” fantastike – që fansat po e i shohin si “dritë në fund të tunelit”.

Së fundmi, blaugranët janë të lidhur edhe me transferimin e Robert Leëandoëskit – por ende nuk ka diçka zyrtare. /Shqip.com