A i ka zgjidhur problemet Barcelona?

Ani pse “Camp Nou” ka hapësirë për 99 mijë shikues, atmosfera ishte e zymtë në këtë sezon.
Dyert u mbyllën pa trofe, por me shumë shpresë.
Në krye me Xavi Hernandez – katalunasit kanë dhënë copëza shkëndijash – siç ishte ndeshja në “Santiago Bernabeu”.
Por, problemet për këtë skuadër nuk kanë marrë fund ende, pasi gjendja financiare ende nuk është e volitshme.
I zhgënjyer me rezultatet e këtij sezoni është edhe presidenti i klubit, Joan Laporta.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën L’Esportiu, Laporta tha se “unë e mbyll sezonin i mërzitur dhe i zhgënjyer. I zhgënjyer sepse, megjithëse jam i vetëdijshëm që kemi pasur lëndime, nuk mund të humbasësh kundër Cádiz, Rayo dhe Villarreal në shtëpi. Jam i zhgënjyer me qëndrimin e ekipit. Kam vuajtur po aq a më shumë se Xavi për atë mungesë karakteri”.
Teksa, shtoi se “ky ekip nuk ka pasur kurrë lidership dhe unë kam qenë i zhgënjyer dhe i inatosur”.
Gavi, Pedri, Araujo, Fati janë “katërshja” fantastike – që fansat po e i shohin si “dritë në fund të tunelit”.
Së fundmi, blaugranët janë të lidhur edhe me transferimin e Robert Leëandoëskit – por ende nuk ka diçka zyrtare. /Shqip.com