Rozë

A i ka dërguar ftesë Sabianit për në dasmë? Iliri reagon për herë të parë

Ditën e shtunë Ilir Shaqiri kurorëzpi lidhjen e tij 20 vjeçare me martesë.

Ai dhe Emanuela Morini ecën drejt altarit për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit.

Iliri bashkë me vajzën organizuan një dasmë madhështore e cila do ishte surprizë për Emanuelën.

Dasma u përfol mjaft shumë, e padyshim edhe të ftuarit. Vëmendje mori mosprezenca e Sabianit si një nga miqtë më të mirë të Ilirit brenda Big Brother Vip.

Lidhur me këtë ka folur vet balerini sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel.

Isli Islami e pyeti në një moment se pse mungoi miku i tij i “Big Brother VIP”, Shaqiri zbuloi për herë të parë se ia kishte dërguar ftesën.

“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë.

Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë. Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, u shpreh fituesi i edicionit të parë të BB VIP.

Ndërsa i ngacmuar nga Isli nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha shkurt që “nuk e ftova”./Shqip.com