Rozë

A i hoqi Kiara nga Instagrami i saj Arbanën dhe Lori Hoxhën?

Moderatorja, Kiara Tito ka disa ditë që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Në lidhje me të ka folur se fundi shoku u Luizit, Meridian Racaj, i cili tregojë përshtypjet e para që ka pasur pasi ka biseduar më të.

“Po, kam biseduar. Është shumë mirë. Thjesht janë këto ditët e para që njeriu kërkon të marri vetën pas 90 ditëve që ke qenë i izoluar, ke pasur presionin e kamerave gjatë gjithë kohës. Është një procedurë që ne që e kemi provuar e dimë se çfarë do të thotë të marrësh pak kohë”.

Ai ka folur edhe për “mos ndjekjen” e Arbanës dhe producentëve, nga Kiara në Instagram.

“Fakti është se asnjëra palë me sa di unë nuk e kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe nuk kanë pasur çfarë të heqin”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, ajo ka nisur tashmë të ndjekë që të dyja ato.

/Shqip.com