Rozë

A filluan punën për këngën e përbashkët Ana dhe Getinjo?

Ana Kabashi dhe Getinjo kanë qenë të dy banorë në Big Brother Vip Kosova.

Sa ishin brenda në shtëpi ata kanë shkruar një këngë së bashku e quajtur “Je e vetmja dashuri”.

Por, së fundi duket se dyshja e artistëve kanë filluar punën për lansimin e kësaj këngë në mënyrë profesionale.

Përmes një postimi në Instastory, Getinjo ka publikuar një fotografi me Anën në të cilën shihej se janë në një ambient studio.

Krahas fotos, Getinjo ka shkruar “Suprizë”.

/Shqip.com