Rozë

A është single “Miss Kosova Universe”?

Tuti Sejdiu,

E kaluara e vajzës që u shpall “Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, ka bërë bujë të madhe në mediet shqiptare e faqet rozë.

19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

“Në moshën 13-vjeçare jam përdhunu e jam trafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në burg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në burg, drejtësi nuk ka pasur asnjëherë.”, ka deklaruar ajo.

Në një intervistë të fundit dhënë për Prive në rubrikën 60 sekonda, bukuroshja nga Gjilani rrëfen momentin më të lumtur në jetë.

“Momenti më i lumtur në jetë”, ka qenë pyetja drejtuar modeles tashmë të njohur.

“Kur është liruar babai nga burgu”, u përgjigj Sejdiu derisa ka treguar se kërkon drejtësi për të.

Ajo po ashtu ka treguar se është single dhe djalë që mund të ia fitojë zemrën duhet të jetë zeshkane dhe i sinqertë./SHQIP.com