A është postimi i fundit i Semit sinjal për Donaldin?
Donaldi tashmë është ndarë më Beatrixin.
Ky lajm ka barë bujë të madhe në media, dhe për këtë ka pasur reagime të shumta.
Së fundmi, Semi, e cila është mikeshë me Bora Zemanin ka bërë një postim që ka ngjallur kureshtje.
Ajo ka postuar një fotografi ku në të ka shkruar : Kush e do shiun?”.
Ndryshe, ky është nënkuptuar si një mesazh për Donaldin, pasi ky i fundit në shtëpinë e Big Brotherit ka treguar që e ka shumë qef shiun.
Madje ai dhe Fifi kanë bërë një tatuazh të njëjtë me të cilën shkruhet fjalë “Filoqyl”, e që nënkupton lutje për qiellin që të bjerë shi.
Një komentuese shkruan: “E ka thënë Donaldi në Big Brother që përshëndes të gjithë ata që duan shiun.” Ndërkohë një tjetër: “Për Donaldin e ke”. Teksa me dhjetëra të tjerë përmendin Donaldin dhe Borën.
Ndryshe për këto komente nuk ka reaguar këngëtarja./SHQIP.com