Rozë Ndërkombëtar

A është kjo modele e dashura e re e Leonardo DiCaprio-s?

Aktori Leonardo DiCaprio, është shumë i komentuar në mediat rozë.

Pas thashethemeve për një lidhje midis Gigi Hadid, po përflitet në internet për një romancë të re me një modele 19-vjeçare.

Leonardo u fotografua me modelen Eden Polani të ulur pranë njëri-tjetrit në një event muzikor.

Mirëpo, një burim për Page Six tha se nuk ka asgjë të vërtetë në mes të kësaj.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë. Ai ishte ulur pranë Polani-t në një festë, së bashku me shumë njerëz të tjerë. Është thjesht marrëzi. Qartazi Leo nuk mund të jetë i lidhur me çdo person me të cilin ai shfaqet në një dhomë”, tha burimi.

Sidoqoftë, ai njihet për lidhjet e tij me modele të reja…kështu që njerëzit nuk patën faj kur nisën me dyshimet.

/Shqip.com