Lajme

A është gati Aeroporti i Prishtinës për të pritur fluksin e bashkëatdhetarëve për festë?

Sulm në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Numri i personave që kanë udhëtuar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” është 94.97 për qind këtë vit më i madh krahasuar me vitin 2021.

Kështu është bërë e ditur për SHQIP.com nga zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara, e cila tha se vetëm në muajin mars kanë pasur rreth 195 mijë e 241 udhëtarë.

“Në vitin 2021 në muajin mars kanë qenë 100 mijë e 141 persona, ndërsa në mars të këtij viti janë 195 mijë e 241. Numri i aeroplanëve që kanë fluturuar në mars të vitit 2021 kanë qenë 838, ndërsa tash në po këtë muaj është 1362”.

Gara më tej, ka thënë se numri më i madhe i udhëtarëve vinë nga Zvicra.

“Numrin më të madhe të udhëtarëve e përbën shteti zviceran, ku vetëm vitin e kaluar kishim rreth 40 për qind të udhëtarëve vetëm nga Zvicra”.

Ajo ka thënë se tashmë kanë bërë gati përgatitjet e duhura për të pritur bashkëatdhetarët për festën e Fiter Bajramit si dhe sezonin veror.

“Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen dhe përcjelljen e udhëtarëve për festa si dhe për sezonin veror dhe kemi kapacitete të plota për çfarëdo fluksi”.

Ndryshe, pas rritjeve të çmimeve për shumë produkte janë rritur edhe çmimi i biletave, në lidhje me këtë SHQIP.com nuk ka marrë pergjigje nga kompanitë e fluturimeve../SHQIP.com