Art Jetese

A është e shëndetshme të mendosh për ish-in tënd? Përgjigjet eksperti

A është mirë të mendosh për ish-in tënd?

Eksperti Casey Tanner thotë se “të menduarit për një ish-partner është një fazë e shëndetshme, normale e një marrëdhënieje që përfundon dhe nuk ka një afat kohor se sa kohë do t’ju duhet për të kapërcyer një ndarje.”

Pas ndarjes, edhe nëse jeni pajtuar me faktin se gjithçka ka marrë fund, mund të ndiheni ende nostalgjik për momentet e mira që keni kaluar së bashku. Sipas ekspertit, të kalosh kohë duke kujtuar ish partnerin tuaj është jo vetëm e pranueshme, por edhe e nevojshme.

“Gjithmonë mund të ketë momente trishtimi për një lidhje të mëparshme”, thotë Casey Tanner.

“Nëse i shtypni mendimet dhe ndjenjat tuaja pas një ndarjeje, ka të ngjarë të rishfaqen në mënyra të tjera shkatërruese” siç është takimi i personave të tjerë që nuk iu interesojnë thjesht për të mos menduar për ish-in, shkruan Abc.news.

Megjithatë, kur këto mendime janë të tepruara ose të përsëritura, ekziston një rrezik i lartë i depresionit. Nëse vëreni se jeni fiksuar pas një lidhjeje të vjetër dashurie, deri në atë pikë sa ndikon në jetën tuaj të përditshme, Tanner rekomandon që të filloni të vizitoni një psikolog./SHQIP.com