Rozë

A e ndau Iliri 100 mijë euroshin? Tregon Sabiani…

Ilir Shaqiri dhe Sabiani janë dy nga nga miqtë më të komentuar në mediat rozë. Ata filluan shoqërinë në “BBV” ku po e vazhdojnë edhe sot.

Sabiani doli nga shtëpia pak javë para finales, duke lënë Ilirin në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurove.

Pasi doli nga shtëpia, këngëtari tha se nëse do të fitonte vetë, do ta ndante çmimin me Ilirin.

I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Sabiani u pyet nga moderatoja: “Ndonjë lek të dha?”.

“Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit. Nuk keni për t’i mësuar kurrë”, u përgjigj ai.

Pëndryshe, Sabiani para pak javësh ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Petro Xhorin me titull “Ku ishe ti”./Shqip.com