Sport Ndërkombëtar

A e meritoi Sneijder – Topin e Artë në vitin 2010?

Wesley Sneijder

Ka mbetur në librat e futbollit evropian, teksa në Holandë është legjendë.

Wesley Sneijder e mbylli karrierën e tij të bujshme në vitin 2019 – por CV-së së tij i mungon një çmim indidual që zgjon debate ende: Topi i Artë.

Sezoni 2009-10 ishte më i miri në karrierën e holandezt që fitoi tripletën me Interin.

Ani pse zhvilloi një kampionat për tu mbajtur mend dhe dollapin e mbushi me trofe – duke qenë ndër kryesorët te neruazurët – kjo nuk i mjaftoi atij të shpallej më i miri i botës.

Madje, Sneijder nuk u përzgjedh as në tre futbollistët më të mirë të globit.

Në vendin e parë ishte Leo Messi, pasi mori 22.65 për qind të votave.

Andres niesta përfundoi i dyti me 17,36 për qind dhe Xavi u rendit i treti me 16,48 për qind, ndërsa Sneijder u rendit i katërti me 14,48 për qind të votave.