Rozë

A e kishte të vështirë ta puthte Olta Luizin?

Olta Gixhari, aktorja e njohur shqiptare, ka rrëfyer për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për kohën që iu rikthye xhirimit për filmin e ri që do të aktrojë së bashku me Luizin.

Po ashtu, Olta u pyet edhe për puthjen me Luizin, përgjigja e saj nuk mund të ishte ndryshe.

Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim”, ka thënë ajo.

Tutje, sipas saj, puthja në film ka 1000 siklete.

Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj çka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”, ka thënë ndër të tjera Gixhari.

/Shqip.com