Rozë

A e kanë në plan martesën Sarah dhe DJ PM?

Çifti i njohur shqiptar DJ PM dhe Sarah Berisha shumë shpesh janë të përfolur në mediat rozë.

E së fundmi pas lajmit se shokët e tyre të ngushtë, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira lajmëruan se do të bëhen me fëmijë, ata po pyetën shpesh se a do ketë ndonjë risi nga lidhja e tyre.

Blogerja ka bërë së fundmi një post në InstaStory ku dikush i ka shkruar: A e ke ndërmend të martohesh me Dj PM?

E Sarah nuk ka hezituar tíi përgjigjet. Ajo ka shënuar: “Po madje atë gjë e diskutojmë çdo ditë”, duke lënë fansat të kuptojnë se martesa qenka në planet e tyre të afërta.

Kujtojmë se dyshja Pm dhe Sarah u njohën dhe u bashkuan në “Big Brother Albania VIP”. /SHQIP.com