Rozë

Lidhja e përfolur Bora-Donald, Olsa Muhameti: Ajo është e kujdesshme, nuk e ka përdorur…

Bora Zemani dhe Olsa Muhameti

Autorja Olsa Muhameti është duke vazhduar që të jetë shumë e përfolur.

Emisioni i ri që do të transmetohet shumë shpejtë ka bërë që të jetë në top vëmendje të mediave.

Së fundi ajo ka folur edhe për lidhjen e shumë përfolur në mes të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Olsa tha se Bora është shumë e kujdesshme se kurrsesi nuk e ka përdorur këtë histori për famë apo për vëmendje.

Olsa Muhameti

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndosha të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.

Nga ana tjetër, gazetarja Jonida Alickolli tha se e gjithë situate ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.

“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin,a ta nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Edhe pse dyshja janë kapur mat në Itali së bashku, ende nuk ka ndonjë konfirmim nga dyshja për ribashkim./SHQIP.com