A e di gjyqtari Flamur Kapllani, që ka mbaruar shkollën me korrespondencë, se Megateku i Dionis Teqja ka vrarë një 32-vjeçar dhe ka plagosur rëndë 2 të mitur?
Shënim i Klodian Tomorri: Nga buron suksesi i zotit Teqja
Dionis Teqja, pronari i Megatekut ka bere nje padi kunder nje numri te madh portalesh ne Shqiperi, ku kerkon heqjen e nje lajmi dhe gjobitjen me 500 mije euro te kolegut Arsen Rusta dhe nga 20 mije euro portaleve te tjera.
Gjykatesi ka vendosur sigurimin e padise dhe thote ne vendim te hiqet lajmi mashtrues. Pra pa e gjykuar ceshtjen ne themel, e ka caktuar ky qe eshte lajm mashtrues. Nejse.
Ne padi zoti Teqja thote se eshte sipermarres i mirenjohur dhe i suksesshem me aktivitet brenda dhe jashte vendit, te cilit i kane demtuar rende reputacionin.
Tani, cdo njeri ka te drejte të kerkoje kompesim kur demtohet, kjo nuk ka asnje diskutim. Qe zoti Teqja eshte sipermarres i njohur dhe i suksesshem as kjo nuk ka pike dyshimi. Por edhe njohja dhe suksesi burojne nga diku.
Zotit Teqja, suksesi fillimisht i buroi kur u lidh me familjaret e nje ish kryebashkiaku dhe ne kembim mori monopolin e plehrave te Tiranes ne Sharre. Dhe lidhja korruptive ose minimalisht konflikti i interesit aty ka qene aq flagrant, sa qe familjaret ishin ne bordin e kompanive te zotit Teqja.
Kurse i mirenjohur ai u be nga fakti, qe ne kompanine e tij punonin te mitur, te cilët kryenin punë të rëndë fizike. Megateku i sipermarresit te njohur ka aksidentuar rende dy te mitur ne pune dhe ka marre jeten e një punonjësi 32-vjeçar.
Por zotit Teqja nuk i hyri asnjë gjemb ne kembe per keto bemat qe e ben te njohur dhe te suksesshem. Tani ai bashke me një gjyqtar që ka mbaruar shkollen me korrespondence, duan të denojne gazetare me gjysme milionë euro gjobë, per nje lajm qe eshte i vertete, por qe mund te ketë patur ndonjë interpretim të ekzagjeruar në titull.
Sepse si zoti Teqja ashtu dhe gjyqtari me shkollë part time i llogarisin 500 mijë eurot me kutinë e tyre dhe e dinë se i kanë të gjithë.
/Shqip.com