Lajme

A duhet të hiqet akciza e produkteve, flet Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë opinionin e tij rreth heqjes së akcizës për produkte.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimet e akcizës janë dy, të mbush buxhetin dhe të sulmojë mallra që kanë kosto të jashtme.

“Në këtë fazë të mosshpenzimit qeveritar dhe bilancit të shtetit heqja e akcizës liron fonde në xhepin e qytetarëve për shpenzime tjera. Në qoftë se qeveria nuk ka plan të ridistribuimit të parave – të merr me akcizë paratë që disa i shpenzojnë në naftë për të ja u dhënë atyre që nuk përdorin makina por e paguajnë koston shëndetësore, atëherë mosndryshimi ka kuptim. Përndryshe jo”, ka shkruar Ahmeti.

Ilustrim

Aai gjithashtu ka thënë se akciza rrjedh nga fjala holandishte që do të thotë taksë, dhe për dallim nga TVSH është se akciza caktohet për njësi, si përshembull 60 cent për litër naftë.

“Meqenëse çmimi caktohet nga forca të jashtme pyetja se a duhet të hiqet akciza në naftë apo prodhime tjera (duhan) është e thjeshtë. Shuma në fjalë a është më mirë të jetë në duar të shtetit apo qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti ndër të tjera.

Ish-kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se në buxhetin 2022 të Qeverisë së Kosovës, janë planifikuar 470 milionë nga akciza, që janë rreth 20 përqind e të hyrave të planifikuara./Shqip.com