Rozë

A do të vazhdojë udhëheqjen e “Për’puthen” Ori Nebijaj?

Moderatorja e programit “Për’puthen”, Ori Nebijaj, tashmë ka pranuar mandatin e deputetes pasi dha dorëheqje Grida Duma.

Mirëpo edhe pasi tani do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, ajo po vazhdon të udhëheq ‘Për’puthen”.

Në “Për’puthen”, ajo erdhi pas moderatores Bora Zemanit.

Ndërkaq, Nebijaj ka reaguar pas dorëzimit të formularit të mandatit të deputetes në KQZ.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Se a do të largohet ajo nga “Për’puthen” e kush do ta zëvendësoj, nuk është bërë akoma asgjë e ditur.

/Shqip.com