Rozë Ndërkombëtar

A do të vazhdojë turneu i Bebe Rexhës pas incidentit të ndodhur?

Koncerti i fundit i këngëtares shqiptare, Bebe Rexhës, u përcjellë me incidente, pasi një person e goditi me telefon në fytyrë.

Videoja është bërë virale dhe 27-vjeçari sulmues tashmë është arrestuar nga autoritetet.

Pas koncertit, këngëtarja ka njoftuar se turneu do të vazhdojë.

“Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Unë ju dua. Turneu duhet të vazhdojë! Filadelfia është në radhë! Në cilin koncert do të vini”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

/Shqip.com