Sport Ndërkombëtar

A do të transferohet Gakpos në Manchester United?

Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Cody Gakpos.

Man United ishte i lidhur me transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të verës, por ai afat u mbyll dhe holandezi mbeti te PSV Eindhoveni.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë hequr dorë dhe tani po synojnë transferimin e Gakpos për në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Mirror”, klubi anglez ka nisur me PSV-në bisedimet për transferimin e 23-vjeçarit, i cili shënoi 3 gola në 5 paraqitjet e tij me Holandën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

/Shqip.com