Lajme

A do të tërhiqen edhe luginasit nga institucionet në Serbi?

Presheva
Presheva

Lugina e Preshevës, për çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët matanë dhe këndej kufirit e kanë ngritur zërin dhe njëherësh kanë kërkuar përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi.

Madje, ata gjithnjë kanë kërkuar një lloj reciprociteti, njëjtë çka duan dhe çfarë bëjnë serbët e Kosovës, t’u lejohet edhe shqiptarëve në Serbi.

E pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, edhe shqiptarët në Luginë kanë nisur diskutimet mbi këto zhvillime.

Kandidati për Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë “se nëse kërkohet nevoja, edhe shqiptarët e Luginës tërhiqen nga institucionet në Serbi”.

/Shqip.com