Rozë

A do të rikthehej Kiara Tito me ish-të dashurin? Përgjigjen nuk e prisnim

Kiara Tito

Moderatorja, Kiara Tito ka folur për jetën private.

Ajo ka zbuluar se është single dhe e fokusuar në punën e saj si udhëheqëse e emisionit.

Mirëpo nëse ish i dashuri i saj do i kërkonte të rikthehej, ajo do e mendonte si mundësi.

“Çfarë do bëje nëse ish-i jot të kërkon të riktheheni?”, u pyet Kiara. Ajo u tregua shumë e sinqertë dhe e hapur teksa tha: Do ta rimendoja”, tha ajo në “Goca dhe Gra”.

Ajo po ashtu ka treguar se ajo nuk e lidhur me Mozzik ashtu siç është pretenduar në media.

“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Tito pak javë më parë mbylli me sukses edicionin e dytë të “Style Star Show”, ndërsa aktualisht po drejton “Doktor Plastik”./SHQIP.com