Rozë

A do të ndryshohet performanca e Ronela Hajatit në Eurovision? Ardit Çuni sqaron gjithçka

Ronela Hajati

Të shtunën Ronela Hajati nga Shqipëria ishte artistja e parë e Eurovision 2022 që bëri prova brenda PalaOlimpico.

Duke qenë se ajo po hap shfaqjen, ka kuptim që fotot nga prova e saj ishin të parat që u shfaqën pasditen e së shtunës.

Fotografia e saj është fshirë menjëherë dhe është kërkuar që të ndryshohet koreografia.

Mirëpo, siç duket asnjë detaj nuk do të ndryshohet nga performanca e Ronela Hajatit në Eurovision 2022.

Lajmin e bëri me dije Ardit Çuni, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në festivalin evropian. Gjatë një video live me gazetarin William Lee Adams, Arditi tregoi se pse fotot u fshinë nga Instagrami zyrtar i festivalit.


“Janë fshirë fotot për shkak se fotoja kryesore mund të interpretohej si një performancë +18. Ishte një frame nga gjithë videoja. U vendos që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot por sa i përket koreografisë nuk do të ketë asnjë censurim. Ronela do të ketë atë që ka pasur nga fillimi.”, tha ai.

Ndryshe, ky vendim, shkaktoi pakënaqësi te fansat duke e cilësuar si të padrejtë vendimin./SHQIP.com