Rozë

A do të lidhej me ish të dashurin e shoqes? përgjigjet shoqja e Bora Zemanit

Donaldi dhe Semi

Që nga startimi i “Big Brother Vip” banorët filluan që të miqësoheshin njëri me tjetrin duke folur hapur edhe biseda personale.

Ata që u dalluan për miqësinë e tyre ishin Semi dhe Donaldi , ku në mes tyre u mendua që mund të kenë diçka më shumë, por që dyshja e mohuan atë.

Në mënyrë indirekte edhe mbrëmjen e kaluar është diskutuar marrëdhënia e tyre.

Tema e bisedës lidhej me faktin nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhje dashurie me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.

‘Big Brother VIP Albania’

Në këtë moment ka reaguar edhe Semi ku të gjithë u ndalën për ta dëgjuar për faktin e miqësisë së saj me ish-partnerin e Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e saj.

Edhe pse u provokua jashtëzakonisht shumë ajo sërish është treguar kategorike në përgjigjen e saj:

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolutisht që s’do e bëja kurrë”,-tha Semi.

Moderatorja, Bora Zemani ka qenë në lidhje disa vite me aktorin, Donald Veshaj./SHQIP.com