A do ta largojë Kryemadhin nga partia? Ilir Meta jep këtë përgjigje para gazetarëve
Publikuar:
(17.04.2024 13:58:40)
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë Monika Kryemadhin.
Pyetje: Do ta shkarkoni Monika Kryemadhin?
Meta: Ju personifikoni personin dhe fenomenin. Nuk ka përjashtime, ka njëherë e përgjithmonë një program të qartë dhe organizim të qartë e parimor.
Pyetje: Do ta largoni Vangjel Tavon i cili është sot prefekt?
Meta: E përqafoj Tavon për zgjedhje e tij. Po të më kishte pyetur do i sugjeroja. Do i sugjeroja për prefekt të Tiranës.
/Shqip.com