Rozë

A do të jetë Cozman? Tuna paralajmëron publikun

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdi e njohur si Tuna po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Ajo në një postim në Instagram ka treguar se si do të duket në projektrin e ri – ku shihet me flokë me ngjyrë të kuqe ndërsa ka të veshur në xhaketë lëkure me të njëjtën ngjyrë.

“E ndritshme si qiri. Tuna ft…qëllojani kush”, ka shkruar ajo.

Se kush do të jetë bashkëpunëtori/ja mbetet për tu parë edhe pse ditëve të fundit është përfolur që do të jetë me Cozman.

/Shqip.com