Rozë

A do të jetë Bashkimi pjesë e Big Brother VIP?

Bashkim Sahiti

Bashkim Sahiti ishte djali nga Mitrovica i cili u bë i njohur nga emisioni i dashurisë “Përputhen”.

Ai tashmë është duke jetuar në Amerikë, ku ka qenë tashmë e disa vite.

Në “Shqipëria Live”, ai ka thënë se nëse do të merrte një ftesë nga Big Brother VIP do ta shqyrtonte si mundësi.

“Nesë do të merrja një ofertë do të isha shumë i gëzuar dhe këtë do ta shqyrtoja më familjen nëse ja vlen që ta lë Amerikën. Për momentin jam shumë mirë në Amerikën dhe vetëm një projekt i madhe do të më rikthente atje”, tha ai.

Se a do të marrë një ftesë të tillë mbetet për tu parë.

/Shqip.com