Rozë

A do të heqin dorë nga muzika Mc Kresha dhe Lyrical Son?

Mc Kresha dhe Lyrical Son
Mc Kresha dhe Lyrical Son

Këngëtarët e njohur, Mc Kresha dhe Lyrical Son, në një intervistë për “Top Albania Radio” kanë thënë se shumë shpejt do të heqin dorë nga muzika.

Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne”, janë shprehur dyshja ikonike e hip-hopit.

Por a do t’i shohim ata së shpejti në një koncert recital?

Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin”, kanë thënë ata.

/Shqip.com