Rozë

A do të bëhet Don Xhoni baba për herë të parë?

Reperi, Don Xhoni

Ka kohë të gjatë që në media rozë është përfolur se reperi nga Drenica, Don Xhon është në lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey.

Dyshimet i shtuan vetën ata, pasi modelja e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Madje ajo veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe komenti i Don Xhon ishte i pari, e që u vë në pah nga fansat e tij.

Në anën tjetër, tashmë dyshimet janë duke u shtuar edhe me shumë pasi në fotografinë e fundit në Instagram, modelja ka pozuar nga pushimet ku shihet e veshur në bikini dhe e quan veten “mama”.

Pas kësaj nuk ka munguar edhe komenti i reperit që i ka shkruar “nëna më e mirë”, ndërsa modelja ia ktheu duke komentuar “babai i ardhshëm”.

A është kjo shenjë që Don Xhoni baba?

Një gjë e tillë nuk dihet a është e vërtet dhe pritet konfirmimi zyrtar i dyshes në fjalë./SHQIP.com