Sport Ndërkombëtar

A do sjellë ndryshime tek Evertoni, ardhja e Rafael Benitez

Trajneri i Evertonit

Kur Carlo Ancelotti zbarkoi në “Goodinson Park”, raportohej se Evertoni do të ishte ndër skuadrat pretendente për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Për të arritur qëllimet e klubit, strategu italian pati kërkesa për të transferuar disa futbollistë të njohur, gjë e cila ju plotësua nga drejtuesit e klubit anglez, shkruan Shqip.com.

James Rodriguez nga Real Madrid, Allan nga Napoli, Doucoure nga Watfordi ishin përforcime që kishin krijuar pritshmëri të mëdha tek fansat se Evertoni do zhvillonte një sezon të sukeseshëm.

Por, përkundër këtyre transferimeve, “The Toffes”, jo vetëm që nuk arritën të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, por mbetën edhe jashtë Europaligës.

Pasi e mbyllën vitin në vendin e dhjetë dhe pa asnjë trofe të fituar, Carlo Anchelotii vendosi të “arrartisej” nga Anglia duke e lënë projektin e tij me Evertonin në gjysmë dhe duke u bashkuar me Real Madrid.

Ancelotti's comments about Everton after Real Madrid unveiling - Royal Blue  Mersey
Anchelotti gjatë prezantimit zyrtar te Real Madrid

Në vend të tij tashmë ekipi anglez, ka emëruar Rafael Benitez që ka përvojë të madhe në stolin e trajnerit.

Spanjolli e njeh mirë Premierligën angleze, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e Liverpoolit, kurse aventura e tij e fundit në ishull ishte me Newcastlen.

Të prirë nga Benitez, por pa bërë shpenzime në merkato, skuadra nga qyteti i Liverpoolit kanë shënuar dy fitore në tre ndeshje të zhvilluara.

Për të sjellë konkurencë në ekip, ata kanë transferuar sulmuesin me përvojë Solomon Rondon si transfer të lirë, ndërsa më herët e kishin blerë edhe Demarai Gray nga Bayer Leverkuesen dhe Andros Towsend nga Crystal Palace.

Për këtë sezonë mbetet të shihet se sa do jenë në element dyshja e sulmit, Richarilson&Calwert Lewin të cilët së bashku kishin shënuar 23 gola në vitin e kaluar, ndërsa James Rodriguez vazhdon të mbetet jashtë fushës së gelbër për shkak të lëndimit./Shqip.com