Rozë

A do jetë sërish opinioniste e “BBVA 2” Balina Bodinaku?

Balina Bodinaku njihet si opinionistja në “Big Brother Albania VIP”, së bashku me Arbër Hajdarin.

E tani, po bëhet fjalë se a do të jenë sërish këta të dy opinionistët e edicionit të ri të “Big Brother Albania VIP”.

Së fundmi, Balina Bodinaku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u pyet nga moderatoret nëse do të jetë sërish opinioniste e “Big Brother Albania VIP 2”.

Balina Bodinaku

Balina u përgjigj se nuk ka ende asgjë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

“Bisedat mund të kenë filluar, por te unë ende asgjë”- tha ajo.

Kujtojmë që “Big Brother Albania VIP 2” pritet të nisë në dhjetor. /SHQIP.com

/Shqip.com