Lajme Ballkan

A do e përfshijnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në krijim të institucioneve, partinë që kërkon çnjohjen e Kosovës?

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut ka mbetur me qeveri në dorëheqje pasi kryeministri Zoran Zaev dorëzoj detyrën pas rezultatit të zgjedhjeve lokale. Kjo dorëheqje ka sjellë paqartësi rreth krijimit të shumicës së re parlamentare.

Subjektet e opozitës maqedone dhe shqiptare me disa deputet të shumicës janë bërë bashkë për të sjellë stabilitet në shtet.

Partitë Shqiptare që i janë bashkuar iniciativës për shumicën e re me VMRO-DPMNE po kritikohen se në këtë iniciativë janë bashkë edhe me partinë Levica, parti e cila kërkon tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Arben Taravari, sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët në një linjë direkte, për T7 qartësoj se me Levicen nuk kanë krijuar shumicë parlamentare. Ai tregon se nëse kjo parti do të jetë pjesë e krijimit të qeverisë së re.

“Nuk diskutohet për votimin e mirëbesimit, nuk ka dyshime. Krejt deputetët sot janë deklaru një nga një dhe nuk ka dilema se çdokush prej atyre është i gatshëm të voton mosbesimin e kësaj qeverie.Me Levicen ne nuk kemi kriju shumicë të re. Levica është e interesuar njësoj sikur Aleanca, Besa, Alternativa dhe VMRO-ja për ta rrënu këtë qeveri dhe nënshkrimet e Lëvizjes janë për votimin e mosbesimit të qeverisë” përfundon Taravari.

E për analistin dhe gazetarin Arben Ratkoceri, përfshirja e Levices ka qenë lajm jo i pritur nga ai.

“Kjo ka qenë realisht habia më e madhe se kjo është një parti minore por ka deputet që vendosin për shumicën aktuale dhe ata e relativizojnë peshën e kësaj partie në ndërkohë ajo publikisht edhe gjatë fushatës elektorale por edhe çdoherë në opinion theksin e veçantë e ka në tërheqjen e pavarësisë së Kosovës” tha ai.

Ratkoceri thotë se për momentin është duke u zhvilluar “luftë” për të siguruar numra pasi që rezultatet janë të njëjta.

“Aktualisht nga ajo çka dimë, prej 120 deputetëve sa ka parlamenti i Maqedonisë Veriore,  shifrat janë 60 me 60-të, e gjtihë lufta e numrave bëhet për një deputet”, përfundon Ratkoceri.

Gjatë ditës së djeshme, është deklaruar edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se kjo parti do t’I vazhdoj bisedimet me të gjitha partitë tjera për të gjetur një zgjidhje.

“Këshilli i përgjithshëm me unanimitet autorizoj kryetarin Ahmeti që të vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për të ruajtur këtë kurs euroatlantik të vendit natyrisht përveç atyre që janë në kundërshtim të drejtpërdrejt me interesat e qytetarëve”, tha Osmani para gazetarëve.

Në anën tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se në rast se Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen e tij të hënën më 8 nëntor, këta të fundit do t’i dorëzojnë nënshkrimet për votim të mocionit të mosbesimit./Shqip.com